01:53 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Viti i Ri 2017, mesazh-urimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa (VIDEO)

15:29 | 31/12/2016
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viti i Ri 2017, mesazh-urimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa (VIDEO)

Përmes një videoje, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Mustafa ka thënë se bashkë me qytetarët e Kosovës është forcuar shteti jonë, kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur papunësinë.

Ai ka përmendur sukseset e Kosovës duke filluar nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, miratimin e Ligjit për Trepçën, Kodin Telefonik, dhe krijimin e kushteve për hapjen e fabrikave.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe avancimin e raporteve me NATO’n dhe me Bashkimin Europian, miratimin e buxhetit rekord mbi 2 miliardë euro e të tjera.

Ky është mesazhi i plitë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa:

 

Mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa, me rastin e Vitit të Ri 2017

Të dashur qytetarë,

Po e përmbyllim një vit të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Së bashku e forcuam shtetin tonë, e rritëm ekonominë, e ulëm papunësinë, u anëtarësuam në UEFA dhe në FIFA, miratuam Ligjin për Trepçën, morëm Kodin Telefonik, krijuam kushte për hapjen e fabrikave, avancuam raportet me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, miratuam një buxhet rekord mbi 2 miliardë euro e shumë të arritura tjera.

Andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh mirënjohje për kontributin tuaj për shtetin, gjatë vitit 2016.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Përkundër sukseseve evidente, Republika e Kosovës po përballet me sfida.

Po punojmë pa pushim për lëvizje të lirë, për më shumë vende të punës, për arsim dhe shëndetësi më të mirë dhe për forcim të sundimit të ligjit.

Viti 2017 është një mundësi e hapur për ne, që së bashku, t’i përkushtohemi edhe më shumë zhvillimit të vendit.

Është koha t’i lemë anash kundërshtimet dhe t’i kryejmë punët që i kemi në dorën tonë.

Të nderuar qytetarë,

Këtë vit, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen Olimpike në Brazil, duke na e zbardhur fytyrën para botës.

Po ashtu, Nëna Terezë, u shenjtërua për veprat e saj madhështore në shërbim të njerëzimit.

Kosova është ende kampione e optimizmit duke pas në vete potenciale të mëdha vullneti, pune e kreativiteti.

Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit.

Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë.

Urime nga zemra Vitin e Ri 2017!

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj! (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kosovemustafaUrimvideo
Pas

Kujdes me alkoolin dhe vendosni rripin e sigurimit, këshillat e fundit të Policisë për 2016-ën

Para

Banka e Shqipërisë: Kreditimi i ekonomisë mbetet i dobët, në kontrast me ecurinë e rritjes ekonomike

Para
Banka e Shqipërisë: Kreditimi i ekonomisë mbetet i dobët, në kontrast me ecurinë e rritjes ekonomike

Banka e Shqipërisë: Kreditimi i ekonomisë mbetet i dobët, në kontrast me ecurinë e rritjes ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.