Analisti Armand Plaka i ftuar në studion e Fax News foli mbi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe rajon duke thënë se është shumë më tepër se një vizitë simbolike dhe se do skanohet cdo lider për të parë nëse janë arritur objektivat e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Plaka theksoi se vizita e Merkel sot në Beograd ka ngjallur debate por nuk është e paqëllimtë pasi kancelarja ka qëllim dialogun Kosovë-Serbi dhe se kërkon gjithëpërfshirjen e aktorëvë ne rajon sa i përket ‘Ballkanit të Hapur’.
“Nuk është vetëm një vizitë simbolike në përfundim të mandatit të saj, por është një vizitë nga e cila pritet të jepen mesazhet e duhura ndaj liderëve të rajonit.
Takimi me Vuçiç ka ngjallur një debat më vete, pse erdhi pikërisht në Beograd dhe Tiranë, mendoj se kjo lidhet me rolin e Serbisë në rajon ashtu si dhe vendi ynë në misionin e saj stabilizues dhe në kuadër të procesit të Berlinit.
Duhet thënë se opozita serbe ka shprehur një lloj kundershtie ndaj sjelljeve të Merkel dicka e cila i ka dhënë shumë pikë Vucic. Duhet parë edhe roli i fortë që ka si shtet, kjo vizitë e largon disi vëmendjen nga Rusia.
Unë besoj se përgjithësisht do kemi mesazhe shprehëse pozitive, në biseda do të ketë dhe ‘shkulje veshi’ për mos arritjen e disa objektivave për procesin e Berlinit që në gjenezë. Ardhja e Merkelit lidhet dhe me Open Ballkan, është një lloj vërejtjeje për 3 liderët lidhur me gjithëpërfshirjen.
Duhen përfshirë dhe aktorët e tjerë rajonalë. Përfshirja e 6 vendeve, Merkel ka si qëllim dhe dialogun Kosovë-Serbi, do të ketë rastin ta theksojë por duket se pikëpamja e Berlinit është shumë mbështetëse ndaj pikëpamjes së BE.
Që në 2011 qeveria e atëhershme serbe hasi në kundërshti me klasën politike lidhur më këtë dialog dhe u desh të ndryshonte qasjet duke u afruar te ajo që hasim sot: bashkëpunimi rajon dhe takimet e shpeshta si zgjidhje e vecantë e pajtimit mes dy shteteve.
Të gjithë jemi dëshmitarë që ka pasur një krisje mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri pas Open Ballkan dhe Gjermania e ka qëllimin te tregu i përbashkët rajonal i cili do të shtrojë rrugën për integrime të mëtejshme. Në fillim ngjantë një amulli Procesi i Berlinit, por më pas ndihmoi në krijimin e këtij tregu i cili nuk bëhet duke lënë gjysmën e rajonit përjashtë.
Merkel ka menduar të shfrytëzojë gjithë kohën e saj në këtë vizitë sepse ka shumë situata kronike dhe pandemike, lufta ndaj korrupsionit, reforma në drejtësi.
Nuk do jetë vetëm rrahje shpatullash por edhe shkulje veshi për të parë pas një skanimi se ku janë.
Mosarritja e këtyre objektivave në të dyja krahët do japë një mesazh shumë të keq në Bruksel”-u shpreh Plaka.
(E.D/faxweb.al)