Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar ekipin e Flamurtarit të viteve 80′. Ceremonia e dekorimit është zhvilluar në teatrin ‘Petro Marko” në qytetin e Vlorës, si vlerësim për arritjet e ekipit të futbollit.
Ka qenë dhe ish-futbollisti njëherazi ish-deputet i PD-së, Kreshnik Çipi ai që ka marrë vlerësimin nga kreu i shtetit me medaljen “Mjeshtri i Madh”. Meta ka dekoruar dhe ish-futbollistët Teto Rusi, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda dhe Sokol Kushta.
(J.D/Faxweb.al)