19:29 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vodhën pensionet e qytetarëve, pranga dy punonjësve të postës në Divjakë (Emrat)

08:53 | 05/08/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhën pensionet e qytetarëve, pranga dy punonjësve të postës në Divjakë (Emrat)

Foto ilustruese

Dy punonjës të postës në Divjakë janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë vjedhur pensionet e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për një shumë prej 270 mijë lekësh të rinj.

Në Divjakë, gjatë operacionit të koduar “Post office” u arrestuan shtetasit Gëzim Murrizi dhe Endri Llazi

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Post Office”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier dhe Sektorin Operacional në DVP Fier.

Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.    

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:  E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë; G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

Video/ Shkrumbohet totalisht makina pranë TEG-ut në Tiranë

Para

Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Para
Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Ambasada e ShBA mbështet Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë me Akreditimin e Parë Ndërkombëtar

“Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?, Gazment Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë…

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.