Një vajzë nga Berati kërkon ndihmë për mbesën e saj të vogël, e cila ka lindur me një problem në krahun e djathtë. Foshnja ka lindur me një krah gjysmë dhe kjo ësht një shqetësim shumëi madh për familjarët.
Për të rregulluar këtë deformim në krahun e bebes mund të bëhet vetëm një një ndërhyrrje kirurgjikale në Gjermani, por mundësitë financiare janë të pakta nga familjarët.
Për çdo ndërhyrje që do të bëhet duhet një vlerë prej 30 mijë euro, ndaj dhe familjarët bëjnë apel për ndihmë që foshnja të shpëtojë, shkruan Jeta Osh Qejf.
Apeli për ndihmë:
“Përshëndetje JOQ! Jam një vajzë nga Berati, doja të ndaja me ju një problem që kam. Para 7 muajsh në jetë erdhi mbesa ime, por jo si fëmijët e tjerë, princesha e vogël lindi me një problem në krahun e djathtë, nga bërryli dhe poshtë nuk e ka. Kjo ishte për ne një tronditje e madhe, motra s’është mirë, çdo moment qan, vajza tani po rritet, ajo s’mund të luajë si shoqet e saj, ndaj ju lutem pas dy muajve do të bëjë një ndërhyrje në Gjermani, por mundësitë tona s’e përballojnë dot. Numri i Llogarisë në Raiffesen Bank është ky: 0011253289”, shkruan vajza për mbesën e saj. (J.V/Shuplaka)