Për herë të parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit ish kryetarja e bashkisë së Shkodres Voltana Ademi ka marrë pjesë në mbledhjen e keshillit bashkiak, për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetin e qytetit.
Ajo është shprehur se do të vijojë ti shërbejë shkodraneve, ndërsa pret një vendim të drejtë nga gjykata kushtetuese për zgjedhjet vendore.
“Unë jam në krye të drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, që përtej gjithçkaje që lidhet me çështje ligjore, që i qëndroj fort, unë kam prezantuar përpara qytetarëve të Shkodrës politikën fiskale dhe buxhetin e Bashkisë. Në këtë kontekst është detyrë dhe përgjegjësi nga ana ime që ta bëj këtë, dhe nuk ka lidhje çfarë përfaqëson kjo trup. Unë dua t’ju jap një informacion të ri, ne vazhdojmë për të drejtën e votës, kam marrë para dy ditësh një letër nga Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale Europianë lidhur me shqetësimin për situatën politike në Shqipëri”, ka thënë kryebashkiakja Voltana Ademi.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar sot Paketën Fiskale për vitin 2020, i propozuar nga Voltana Ademi dhe administrata e mmëparshme e Bashkisë.