Andi Duka, drejtor i kompanisë së prodhimit të vezëve AIBA, në një intervistë për Fax News, ka folur për situatën e gripit të shpendëve që ka goditur disa stabilimente të prodhimit në vendin tonë.
Duka u shpreh se rastet e para të ngordhjes së shpendëve në kapanonin e tyre janë evidentuar në datën 10 apo 11 Mars, dhe menjëherë ka pasur dyshime për influencën aviare, edhe për shkak të shenjave që kanë shfaqur pulat.
Por vonesat në përgjigjen e ISUV, e cila ribëri analizat vetëm pas kërkesën së kompanive, konfirmuan praninë e gripit të shpendëve, dhe jo virusin laringotrakeit, që u tha fillimisht.
Sipas Dukës, kompania Aiba ka pasur konsulencë dhe me ekspertë të huaj, të cilët kishin deklaruar se gripi i shpendëve është përhapur dhe në vende të tjera.
“Diku nga data 10 apo 11 Mars, ne vumë re ngordhjet e para, me shenja klinike të dyshimta, lafsha e pulës fryhet ka hemoragji, dukshëm në këmbët e pulës, janë shenja të pagabueshme që flasin për influencë aviare, ISUV është insitutcioni përfgjegjës, presim me ditë me radhë dhe nuk marrim përgjigje zyrtare, jo zyrtarisht na thuhet për langirotraketik.
Ky i fundit është një virus që nuk përhapet te njerëzit, në ndryshim. Ne vaksinojmë, dhe kjo nuk mund të na çojë në 100% të tufës, ne kërkuam që të ribëheshin analizat. Kemi folur me ekspertë të huaj, italianët na kanë thënë që ishte grip shpendësh, është virus që po shkakton goxha humbje në vendet fqinje.
Ne kërkuam të ribëhen analizat, në datë 19 shkojmë bashkë me përfaqësues të kompanisë, rimarrim kampionët, dhe bëmë testim PCR siç duhet, pasi vetë ne ishim monitorues të subjektit, dhe brenda ditës si për çudi dotli se ishte gripi i shpendëve”, tha Duka.
Ndërkohë që në lidhje me mënyrën se si ka hyrë gripi i shpendëve në stabiliment, Duka tha se me shumë mundësi ka qenë një shpend i egër, ai që ka transmetuar virusin, i cili është jashtëzakonisht ngjitës.
“Shpendët e egër lëvizin, edhe sikur një prej tyre ti afrohet kapanonit, është shumë ngjitës dhe mund të përhapet. Nuk e pëjrjashtojmë mundësinë që punonjësit tanë të kenë pasu shpendë oborri, dhe mund ta kenë sjellë në kapanon, por nuk mund ti hyjmë këtij diskutimi”, tha drejtori i kompanisë AIBA.
Sa i takon humbjeve, Duka tha se do të duhet që shteti të nisë sa më shpejt subvencionin e kompanive, në mënyrë që ato të bëjnë zëvendësimin e pulave, për të shmangur rritjen e madh të çmimeve në treg.
“Një nga dëmet kryesore që do të sjelli te konsumatori, është mungesa e vezës në treg. Nuk ka asnjë lloj transmetueshmërie nga produktet e pulës, është një alarm fals, tregtimi i vezës duhet të vazhdojë normalisht, pasi vakumi thjesht do të dëmtojë konsumatorin“, tha Duka.
Sa i takon vezëve që tregtohen në supermarkete, drejtori i AIBA-s tha që ato nuk kanë asnjë shans që të jenë të kontaminuara, pasi kompanitë e prekura nuk kanë nxjerrë në treg vezë të pulave të sëmura, pasi ato konfiskohen çdo ditë nga AKU.
“Në datën 12 ne shprehëm dyshimet e para, në datë 19 na erdhi analiza zyrtare, njoftuam AKU dhe që nga ajo datë, pula nuk bën më vezë me shfaqjen e simptomave. Nga data 19 çdo prodhim i vogël që ne kemi pasur nga pulat, është konfiskuar nga AKU dhe pritet që të asgjesohet.
Duhet të bëhet çrrënjosja e virusit. Shteti do të duhej të eleminojë të gjitha shpendët, edhe ato të gjalla. Shtetet e zhvilluara subvencionojnë subjektet për humbjet e pulave, për shkak se është një sëmundje e pavaksinueshme, dhe nuk merret përsipër as nga kompanitë e siguracioneve”, deklaroi Duka.
Ndërkohë që në lidhje me asgjesimin e pulave që janë të gjalla, Duka kërkoi sa më shpejt një urdhër asgjesimi të tyre, nga Ministria e Bujqësisë, në mënyrë që kompania të ketë mundësi për çrrënjosjen e virusit, dhe ripopullimin e kapanoneve. Pa u asgjesuar të gjitha pulat, rreziku është ende prezent.
“Në fillim ka pasur një emergjencë, që ishte asgjesimi i pulave të ngordhura, ne ishim të vetmit që njoftuam të gjitha institucionet, dhe për 5 ditë me radhë nuk po gjendej në zgjidhje. Në momentet që flasim mbetjet e pulave të ngordhura po merren dhe po groposen. Pa u eleminuar shpendët e gjalla, ne nuk mund të çrrënjosim virusin, nuk na ka ardhur ende një urdhër nga Ministria e Bujqësisë, për eleminimin e shpendëve të gjalla, të infektuara me shpend. Të gjitha stabilimentet, janë shumë, nuk janë as 3, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre sipas ligjit”, tha Duka, i cili përllogarit edhe kohën që iu duhet kompanive për t’u rikthyer në treg.
“Më e rëndësishmja është subvencionimi, nëse kjo vjen, ripopullimi i kapanoneve mund të bëhet për 3 muaj, ne do të mundohemi të rikthehemi sa më shpejt. 3 stabilimentet kanë më shumë se 30% të prodhimit vendas, të paktën për një periudhë 3 mujore duhet të merren masa për importimin e vezëve. Shpresojmë që javën tjetër të kemi ngarkesën e parë të importit“, përfundoi drejtori i AIBA-s.
(E.K/Faxweb.al)