Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka folur për herë të parë për mandatin që nuk e mori në Tiranë.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gayetares Nisida Tufa, Idrizi është shprehur se votat e PDIU-së i kanë shkuar një partie tjetër dhe se ende janë tre kuti për t’u numëruar në Tiranë ndaj pret t’i bashkohet edhe tre deputetëve fitues të partisë së tij, në PArlamentin e ardhshëm, pasi ai beson se mandatin e katërt PDIU e ka marrë.
“Ne po marrim të gjitha të dhënat dhe po presim që KQZ të certifikojë votat dhe rezultatin. Mund t’ju them se në dijeninë time nuk janë hedhur të gjitha votat në sistem sepse janë pa hedhur ende edhe 3 kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3% që i nevojitet PDIU për të marrë mandatin në Tiranë. Por ajo që penalizon PDIU është sistemi zgjedhor. Ne kemi 12347 vota. Pra ne nuk është se kemi marrë votat, por bëhet fjalë për 0, 003 %. Anëtari i KQZ nuk mund të prononcohet pa u certifikuar rezultati. Votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër”- tha Idrizi. (D.D/Shuplaka)