Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin “45 minuta” në “Report Tv” , ka komentuar votat pro Gramoz Ruçit si kryeparlamentar nga Partia Demokratike.
Sipas Topit kjo ka qenë një taktikë e ndërmarrë nga ish-krytari i PD, Sali Berisha për të dëmtuar kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.
“Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të çdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha”, tha Topi.
(S.SH/Shuplaka)