Pas ngjarjes tragjike të 20-vjeçarit Klevis Sulës i cili ndërroi jetë të premten, pasi u godit me thikë në Austurvöllur, fundjavën e shkuar në shtetin e Islandës ka folur nëna e tij.
“Ishte një djalë i mrekullueshëm dhe dëshironte të ndihmonte këdo. Fliste me superlativa për islandezët dhe i pëlqenin njerëzit atje”, tha nëna e të riut nga Çorovoda, Natasha Sula, duke shtuar Klevisi “ishte shumë i lumtur që ishte në atë shtet”.
Sipas asaj që është publikuar në mediat vendase, por edhe dëshmive të miqve të shumtë të 20-vjeçarit në rrjetet sociale, vdekja e të riut erdhi pasi Klevisi iu afrua një burri që po qante, me gjasë për ta ndihmuar. Autori iu kthye duke e goditur me thikë atë, sëbashku me mikun e tij. Ky i fundit, sipas mediave, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Tv Klan nëna e tij bashke me familjarët të tjerë udhëtuan i drejt Islandës pas sulmit por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Nuk mendonim se kjo mund të ndodhte këtu. Klevis na kishte treguar se asgjë e keqe nuk ndodhte kurrë në Islandë. Ai kishte ardhur këtu për të punuar dhe për një jetë më të mirë”, shtoi ajo më tej. Vdekja e të riut shqiptar ka tronditur opinionin publik atje dhe tërhequr një vëmendje të madhe në mediat islandeze. Një llogari bankare u hap për shpenzimet e varrimit të tij dhe apelit për ndihmë iu përgjigjën shumë qytetarë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post