Avokati Saimir Vishaj është shprehur në emisionin “Tonight” Ilva Tare, në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, se e njihte nga afër gjyqtaren e ndjerë dhe në takimin e fundit ajo dukej tepër e shqetësuar. “E dinte fundin e saj”.
“E njihja që studente, e njifja si praktikante, nuk humbiste kohë për të mësuar dhe ishte shumë e talentuar, e njihja dhe si gjyqtare… Herën e fundit në Shkodër. Në një kafe me kolegët ishte shumë e shqetësuar. Në atë kafë qëndruam për 15 minuta para gjykatës në Shkodër, e pashë shumë të shqetësuar e dinte fundin e jetës së saj.
Në bisedën me të unë i kam thënë që “qeni që leh s’të ha por ajo e dinte fatin e saj”.
Çfarë mund ta shpëtonte?
Kolegët e vet. Ato duke i ditur hallet e saj e morën dhe emëruan në Shkodër. Duke ditur vështirësitë, punën e saj. Ky këshill i lartë i drejtësisë duke ditur pasojat që mund të kishite e dërguan në një rreth verior. Deklarat e kolegëve të saj ishin drithëruese pas ngjarjes por para ngjarjes askush nuk e mori përsipër këtë përgjegjësi. (B.H/Shuplaka)