Vrasja për 13 mijë lekë të reja në Durrës moment pas momenti nxjerr detaje të reja. Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e njërit prej autorëve.
Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.
Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij. Autorët kanë deklaruar për policinë se bashkëshortja e viktimës u ka kërkuar paratë për tubat e ajrimit. Ata janë justifikuar me faktin se Shpresa Arapi u ka kërkuar paratë pa takt në sy të personave të tjerë, shkruan një e përditshme.
“Kemi rëndë dakord për të kaluar tubat e ajrimit nëpërmjet dyqanit të tij për në picerinë që kemi hapur disa muaj më parë. për këtë shërbim kishim rënë dakord të paguanim një shumë prej 13 mijë lekësh në muaj.
Na thërriti për të na kërkuar llogari pse nuk i kishim paguar paratë e muajit dhe filloi duke ofenduar. U hodh bashkëshorti, Agim Arapi dhe aty u nxehën gjakrat. Nuk donim ta vrisnim, thjesht e goditëm disa herë”, janë shprehur dy vëllezërit Ekonomi. (E.K/SHUPLAKA)