Një shtetase, e cila dyshohet se është e huaj, është gjetur pa shenja jete në një banesë të marrë me qira në Tiranë.
Raportohet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 12:55, në banesën ku ishte akomoduar në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave.
Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.