Pas atentatit në Sukth, Policia e Durrësit ka shoqëruar plot 12 persona në komisariat, për të hetuar mbi ngjarjen ku humbën jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj
“Bëjmë me dije se grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rreth orës 13:55 të ditës së sotme, afër “Mbikalimit të Sukthit”, u vranë me breshëri plumbash ish-shef krimi ekonomik i Tiranës Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.
I pari është i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut ngjarje e ndodhur para dy vjetësh në Durrës. Pavarësisht se janë shoqëruar 12 persona, ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi ngjarjen. Ndërkohë vetëm pak orë më parë, familjarët e viktimave kanë tërhequr nga morgu trupat e të ndjerëve. (D.D/Shuplaka)