Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në tregun e Milotit ku gruaja qëlloi për vdekje me pistoletë burrin e saj, kanë folur familjarë të saj.
I vëllai i Violeta Donaj shprehet se motra rrihej sistematikisht nga burri i saj, dhe problemet mes tyre ishin të vazhdueshme.
‘’Motra ime është rrahur sistematikisht. Motra ime ka shku në shtëpinë e saj bashkë me kunatën për të marrë rrobat e saj dhe për tu larguar nga banesa dhe për tu ndarë nga bashkëshorti, nuk ishim në dijeni se ka pasur pistoletë me vete”, është shprehur vëllai i autores. Familjarët shtojnë më tej se Violeta ka pasur shenja dhune në trup.
Ditën e djeshme Violeta Donaj dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në tregun e Milotit, ku shisnin zakonisht.
Pas një konflikti të tyre, për shkak se burri kishte kërkuar para për të luajtur bixhoz, gruaja kishte nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi për vdekje atë. Çifti ishte prindër i dy fëmijëve 7 dhe 10 vjeç.
Vetë Violeta u shpreh në polici pas ngjarjes se problemet e tyre në çift e kishin zanafillën te fakti se bashkëshorti i saj luante bixhoz.
“Kemi patur vetëm debate familjare, ka qenë xheloz dhe ka luajtur nganjehëre dhe bixhoz”, ka deklaruar ajo në Polici pas ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)