Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mitingun e tij mbajtur mbrëmjen e sotme ka përmendur zhvillimet dhe tensionet që po ndodhin në Veri të Kosovës.
Ai paralajmëroi se sapo të mbyllet mitingu do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë – duke iu referuar zhvillimeve në Kosovë.
Sipas tij, sot në Kosovë kanë ndodhur shumë gjera të këqija, dhe se që nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me këto ndodhi.
”Sapo të përfundojë ky takim do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shumë gjëra të këqija po ndodhin në Kosovë, prandaj duhet më shumë se kurrë unitet dhe bashkim, vetëm një Serbi e fortë dhe e fortë mundet. merreni me problemet”, ka thënë Vuçiq.
Kosovën e ka përmendur edhe ministri serb Ivica Daçiq, duke propaganduar se “nuk do ta japin Kosovën”, që prej15 vitesh është shtet i pavarur.
Më tej ai deklaroi se “nuk do të dorëzohen për Kosovën”.
“Ne nuk do të dorëzohemi për Kosovën, ne nuk do ta japim Serbinë, fëmijët tanë” – deklaroi ai.