FlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Vuçiç: Serbia anëtarësohet në BE në vitin 2022 nëse do njihte Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar së fundmi se  nëse çështja e Kosovës do të ishte kusht për anëtarësimin e vendit të tij në BE, “anëtarësimi i Serbisë do të mund të ndodhte më 2023, por nuk do të përjashtoja as vitin 2022”.

“Çështja e Bashkimit Evropian dhe pyetja nëse çështja e Kosovës do të jetë kusht. Nuk jam optimist për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sepse shoh se si në Prishtinë mendojnë e veprojnë, por njëkohësisht edhe në Serbi ka njerëz që ende ëndërrojnë mite.

A jam optimist i madh? Jo, nuk jam. A do të jap gjithçka nga vetja që të shohim në mënyrë racionale se çka mund të përfitojmë më së shumti e çka të humbim më së paku? Do të jap gjithçka nga vetja, edhe pse do ta di se ky do të ishte fundi i karrierës sime politike”, është shprehur Vuçiç në televizionin “Happy” të Serbisë, transmeton Koha.net.

“Personalisht do të jap gjithçka nga vetja”, tha Vuçiç, dhe shtoi se në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën do të tregojë se çka mendon ai se do të ishte zgjidhje. (J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *