Irani ka paralajmëruar Hezbollahun të mos i jap asnjë arsye kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të përhap një luftë kundër Libanit ose ndaj një vendi tjetër. Washington Post e zbuloi këtë, duke cituar një anëtar të grupit shiit pro-iranian.
“Netanyahu është me shpatulla pas murit tani. Mos i jepni rrugëdalje. Të mos i japim avantazhin e përhapjes së luftës sepse do ta bënte atë fitues,” ka qenë idicia nga Teherani.
Sipas gazetës amerikane, zyrtarët iranianë gjithashtu kanë nxitur Hezbollahun “të ushtrojnë përmbajtje kundër forcave amerikane” në një takim së fundmi. Një mesazh që duket se është marrë, siç demonstrohet nga pezullimi 2 javët e fundit, të sulmeve të militarëve pro-iranianë kundër trupave amerikanë në Siri dhe Irak.