08:56 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhafaj në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit: SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE

11:44 | 24/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit: SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE

Gjatë vizitës së tij në Washington, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit James A. Ëalsh.

Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri Xhafaj u prit në Departmentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Ëalsh. Ministri Xhafaj e falënderoi për mbështetjen që SHBA ka dhënë për reformën në drejtësi, përmes Ambasadës amerikane në Tiranë dhe programit OPDAT të asistencës.

“Konstatoj me kënaqësi – u shpreh ministri, – se investimi juaj për këtë reformë ishte me një vlerë të veçantë. Ndërkohë që kjo reformë ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë”.

Në këtë kuadër, ai theksoi se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit.

Në vijim, z.Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me vizionin e tij në drejtimin e MB, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm të Policisë në mirëfunksionimin e trekëndëshit: Polici – Prokurori – Gjykatë.

Ai e njohu zotin Walsh me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin “Forca e Ligjit”, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.

Një sfidë tjetër, në të cilën u ndal ministri, ishte ajo që ka të bëjë me luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Më tej, ai u ndal në rezultatet e para të operacionit “Forca e Ligjit” si dhe nevojën për asistencë më të kualifikuar për Task Forcën Speciale, ngritur për këtë qëllim. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme.

Z.Walsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se “angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen”.

“Reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, strategjitë e prezantuara, partneriteti me agjencitë ligj zbatuese amerikane, janë shumë të rëndësishme për ne”, u shpreh ai.

SHBA do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi. Ai mbështeti vizionin e ministrit Xhafaj lidhur me reformimin e drejtësisë penale, duke shtuar se në këtë proces, duhet të përfshihet edhe sistemi i burgjeve.

“Ju keni një strategji dhe qasje të shkëlqyer sa i takon luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, integritetit të Policisë dhe Policimit në Komunitet”, u shpreh zoti Walsh.

Ai vlerësoi së tepërmi ngritjen e TFS-së dhe qasjen ndër-institucionale në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një koordinimi më efikas midis Policisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Ndihmës Sekretari i Shtetit ndër të tjera theksoi se:

“SHBA do të punojnë nga afër me Shqipërinë në këtë proces jetik për vendin. Lufta efikase ndaj grupeve kriminale është esenciale, veçanërisht sa i takon qëndrueshmërise së rezultateve në luftën kundër kuktivimit të kanabisit për vitin në vijim. Ju do të keni gjithë mbështetjen e SHBA në përpjekjet tuaja serioze në luftën kundër krimit ndërnacional, korrupsionit, pastrimit të parave, ashtu si edhe në procesin e ngritjes së BKH dhe SPAK. SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE. Departmenti i Shtetit do t’ju mbështesë duke zgjeruar dhe riorientuar ndihmën e tij teknike dhe financiare, me qëllim që t’ju përgjigjet realizimit të prioriteteve tuaja me shumë rëndësi për forcimin e zbatimit të ligjit”, nënvizoi zyrtari amerikan.

Ministri Xhafaj vlerësoi së tepërmi atmosferën miqësore në të cilën u zhvillua takimi, duke shtuar “se po përballemi me sfida të mëdha ndaj edhe mbështetja e SHBA është sa e domosdoshme në procesin e zbatimit të reformave aq edhe motivuese për të ecur përpara”.

Ministri Xhafaj e ftoi zotin Walsh të vizitojë Tiranën si një mundësi për të parë nga afë progresin e bërë dhe për të diskutuar për programet e asistencës në vijim.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: walshWashingtonxhafaj
Pas

Ndahet nga jeta pas sulmit në zemër aktorja e njohur

Para

I dënuar për trafik droge, arrestohet lezhjani i shpallur në kërkim (EMRI)

Para
Ishte shpallur në kërkim për drogë,  arrestohet  35-vjeçari në Shkodër

I dënuar për trafik droge, arrestohet lezhjani i shpallur në kërkim (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.