20:31 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhafaj për drejtësinë e të miturve: Fëmijët në Shqipëri përballen me shumë pengesa

11:12 | 20/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fatmir Xhafaj takim në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, çfarë po ndodh?

Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë sot i pranishëm në konferencën për Projekt-strategjinë e drejtësisë për të miturit.

 Xhafaj tha se Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë një angazhim aktiv, përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve, lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve, për të rritur standartet e trajtimit të fëmijëve.

FJALA E MINISTRIT TE BRENDSHEM FATMIR XHAFAJ:
Të mbledhur në përvjetorin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve na duhet të pranojmë njëzëri se kjo Konventë është një ndër instrumentat më të rëndësishëm ligjorë në fushën e drejtësisë për të mitur. Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë një angazhim aktiv, përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve, lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve, për të rritur standartet e trajtimit të fëmijëve.

Në këtë përvjetor të kësaj Konvente, Qeveria shqiptare, Ministria e Drejtësisë, vjen me një qasje të re përmes Projekt-Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur.

Ka qënë një komponente shumë e rëndësishme e strategjisë dhe planit të veprimit të reformës në drejtësi, çështjet që lidheshin me drejtësinë për të mitur. Sot, së bashku me Vasilikën dhe Etildën, dhe shumë kolegë të tjerë me të cilët ndajmë plot 3 vite pune intensive me këtë reformë, ndjehemi shumë mirë teksa shohim të realizuar këtë dokument serioz që së bashku me Kodin e Drejtësisë për të mitur, përbëjnë një bazament ligjor solid dhe të shëndetshëm për të zbatuar një qasje të re në fushën e drejtësisë për të mitur.

Studime të UNICEF për të Drejtat e Fëmijëve në Drejtësi tregojnë se në Shqipëri fëmijët përballen me shumë pengesa në përballjen e tyre me sistemin ligjor.

Kjo strategji si një dokument zbatues i Kodit të drejtësisë për të mitur dhe së bashku me një sërë aktesh të tjera të rëndësishme, janë hapa domethënës drejt përmirësimit të problematikave që hasin fëmijët në përditshmërinë e tyre.

Përmes objektivave specifike të detajuara në aktivitete dhe në indikatorë konkretë në planin e saj të veprimit, kjo strategji ka pozicionuar edhe Policinë e Shtetit në një profil mjaft ambicioz në raport me të miturit.
Ne i vlerësojmë si gjetje të drejta dhe i mbështesim rekomandimet përkatëse për angazhimin e strukturave policore në këtë proces lidhur me:

 Përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha Komisariatet e Policisë, me qëllim krijimin e ambienteve miqësore dhe të përshtatshme për marrjen në pyetje të të miturve dhe sigurimin e provave, pajisjen e tyre me mjetet e nevojshme për të realizuar këtë objektiv, mjediset e pritjes në Komisariate të jenë të ndara nga mjediset e të rriturve, përfshi dhe përmirësimet graduale infrastrukturore për të bërë të mundur aksesueshmërinë fizike të mjediseve policore edhe nga të miturit me aftësi të kufizuara;Ø

 Përmirësimin e kurrikulave të trajnimit në Akademinë e Sigurisë për formimin e punonjësve të Policisë, si edhe planifikimi dhe zhvillimi i trajnimeve të posaçme për rritjen e kapaciteteve të stafit policor të dedikuar për punën me të miturit lidhur me njohjen e standardeve ndërkombëtare të ratifikuara në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës dhe legjislacionit të brendshëm në këtë fushë, ashtu edhe për teknikat dhe specifikat e ndërveØprimit me fëmijët;

 Trajnimin e punonjësve të Policisë në lidhje me programet specifike të trajtimit dhe rehabilitimit të të miturve viktima të torturës, trafikimit njerëzor, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.Ø

Të miturit në sistemin e drejtësisë penale përbëjnë një kategori vulnerabël, ndaj edhe mbrojtja e tyre duhet dhe do të të jetë një nga objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm.

Si Ministër i Brendshëm, kam bindjen se puna e përditshme e organeve të Policisë së Shtetit, veçanërisht të asaj pjese që ka kontaktin më të parë dhe të drejtpërdrejtë me të miturit, do të duhet të orientohet në të ardhmen detyrimisht drejt disa qëllimeve madhore.

Policia duhet të respektojë të drejtat dhe liritë si dhe dinjitetin e të miturve që janë në kontakt me Policinë, duke mbajtur në konsideratë moshën, pjekurinë e tyre, nevojat e veçanta, nivelin e të kuptuarit, gjuhën, praninë e avokatit, prindit, psikologut, etj. Strukturat e Policisë duhet të ndërmerren të gjitha veprimet në interesin më të lartë të fëmijës.

Në funksion të parimeve tona kushtetuese, konventave të ratifikuara, kuadrit ligjor në fuqi dhe posaçërisht të reakomandimeve të kësaj strategjie për të miturit, ne jemi të angazhuar dhe premtues për të bërë disa ndryshime cilësore edhe në reformimin strukturor e përmbajtësor të Policisë së Shtetit.

Në dokumentin e prioriteteve dhe objektivave të Ministrisë së Brendshme për këtë mandat të ri ndër të tjera ne kemi parashikuar:

 Ndryshimin cilësisht të sistemit të kontrollit të territorit dhe policimit në komunitet, në funksion të parandalimit të kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit, duke synuar uljen në mënyrë të ndjeshme të numrit të personave të përfshirë në vepra penale të lehta dhe shkelje të ligjeve dhe sidomos për uljen e numrit të të miturve dhe të rinjve të përfshirë në aktivitet kriminal;Ø

 Rritjen e vëmendjes për parandalimin dhe trajtimin e veprave penale të lehta dhe sjelljeve anti-shoqërore, reagimin më efikas ndaj rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve me të miturit, duke synuar që të dëmtuarve t’u sigurohet një trajtim i kujdesshëm dhe referim për asistencë në institucionet përkatëse.Ø

Në masat konkrete ndër të tjera kemi parashikuar:

 Fuqizimin e shërbimit të psikologut/sociologut në strukturat e Policisë së Shtetit;§

 Intensifikimin e programeve të edukimit publik në shkolla përmes një bashkëpunimi shumë më efektiv me institucionet e arsimit dhe organizatat e shoqërisë civile;§

 Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e masave parandaluese, kryesisht në drejtim të përfshirjes në kriminalitet apo përdorimin nga krimi i organizuar sidomos të të miturve dhe të rinjve;§

Policia e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrave të saj do të duhet të tregojë se drejtësia miqësore për të miturit nënkupton garantimin e respektit dhe efektivitetin e zbatimit të të gjithë të drejtave të fëmijëve, në nivelin më të lartë të arritshëm.

Të drejtat e fëmijëve do të jenë në fokusin e Ministrisë së Brendshme jo vetëm për të zbatuar detyrimet kushtetuese, konventore dhe ligjore por edhe për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e të miturve në kontakt me policinë.

Në mbyllje të fjalës sime dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të mirë punën dhe kontributin e të gjithë atyre që kanë punuar për hartimin e draft-strategjisë për të miturit, një dokument udhërrëfyes për të ardhmen e drejtësisë për të miturit.

 

Etiketa: femijetpengesaxhafaj
Pas

70 vjet martesë, fotot zyrtare të mbretëreshës së Britanisë së Madhe me bashkëshortin

Para

Ergys Mërtiri bën skanerin e panairit të librit me 5 fjali të goditura

Para
Ergys Mërtiri bën skanerin e panairit të librit me 5 fjali të goditura

Ergys Mërtiri bën skanerin e panairit të librit me 5 fjali të goditura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.