06:44 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhafaj takim Fleckenstein, i tregon çështjet ku kërkohet mbështetja e BE-së

17:59 | 19/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj takim Fleckenstein, i tregon  çështjet ku kërkohet mbështetja e BE-së

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur ditën e sotme Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej dhe nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

 Gjatë takimit, europarlamentari u njoh me prioritetet e Ministrisë së Brendshme.

Ministri Xhafaj i shprehu Fleckenstein mirënjohjen për mbështetjen për Reformën në Drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.

Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).

Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndërkohë eurodeputeti shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.
Fleckenstein vlerësoi faktin që EUROPOL-i do të sjellë ekspertë në Shqipëri për të bashkërenduar punën mes Tiranës dhe Brukselit, në luftën kundër krimit të organizuar. Ai shprehu angazhimin për t’i kërkuar Komisionit Europian një mbështetje më të madhe, me fokus në prioritetet e prezantuara.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: Fatmir XhafajKnut Fleckeinstein
Pas

Topalli sulmon ashpër Bashën: Me sistemin elektronik kërkon që të heqë kontrollin e demokratëve mbi procesin zgjedhor

Para

Haradinaj u kërkon falje gazetarëve: Jam në stres të madh

Para
Haradinaj godet Vetëvendosjen: S’kemi kohë për eksperimente

Haradinaj u kërkon falje gazetarëve: Jam në stres të madh

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.