Arta Vorpsi, e emëruara e KED se anëtare e Gjykatës Kushtetuese u ka bërë një kërkesë kolegëve të asaj që janë emëruar në organin e parë të drejtësisë në vend, por ka përjashtuar njërën prej tyre, Marsida Xhaferllarin.
Në këtë kërkesë Vorpsi shkruan se kërkon nga katër anëtarët Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorfgji, Besnik Muçi, njohjen e mandatit të saj, ndërkohë që anëtarja që është lënë jashtë emrave të cilëvë ajo u drejtohet në kërkesë, Marsida Xhaferllari, nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme.
Por kërkesa e saj u rrëzua për shkak se numri i anëtarëve është vetëm 4 dhe nuk mund të marrin një vendim.
Mësohet gjithashtu se tentativa e sotme dështoi edhe për një arsye tjetër pasi 2 prej anëtarëve kanë mbrojtur qëndrimin se nuk janë ata autoriteti që mund të marrë një vendim të tillë dhe se Kushtetuta nuk iu jep tagër për këtë, arsye e cila do të shprehet edhe zyrtarisht.
Marsida Xhaferllari është propozuar nga Meta por që nga ana tjetër, ditën e djeshme Arta Vorpsi bëri një lëvizje të papritur, duke shkuar tek një notere dhe bërë betimin pasi nuk u pranua nga Meta.
Ndërkohë, propozimi i Metës nuk është mirëpritur nga Kuvendi sepse pretendon se ka shkelur afatet Kushtetuese për të bërë propozimin e tij për anëtar të GJK, shtuar kësaj edhe faktin se sipas mazhorancës, Presidenti ka zgjedhur një emër që nuk vinte nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë, Vorpsi është një emër i propozuar nga KED për të zëvendësuar propozimin e “vonuar” të Presidentit, lëvizje e cila u prit ashpër nga presidenti Ilir Meta duke e quajtur një puç kushtetues dhe lëvizje rrugaçërore e mafioze.
Tashmë ky proces është futur në një rrugë ku askush nuk kupton se ku do të arrihet ndërsa politika I ka ashpëruar tonet me akuza dhe kundërakuza. Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për në orën 14:00 por që kanë kaluar rreth 60 minuta, dhe nuk ka nisur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)