Maqedonia ka votuar dje qeverinë e re. Zoran Zaevi ka folur si kryeministër i ri i vendit. Në fjalën e tij ai theksoi që nesër pret që të japë dorëheqjem Prokurori i Përgjithshëm, Marko Zvërlevski.
“Njëra nga arsyet që nuk funksionin gjyqësori, është Prokurori i Përgjithshëm shtetëror. Unë shpresoj që fillimin e reformave mund ta fillojmë, dhe i bëjë thirrje Marko Zvëlevskit të jep dorëheqje.
Që nesër pres të jep dorëheqje si akt pasi ai e din se me vendim të Qeverisë, Parlamenti e ndërron Prokurorin e Përgjithshëm. Dhe seriozisht apeloj që të përshpejtojë proceset, të jep dorëheqje Marko Zvërlevski”, tha Zoran Zaev. (E.K/SHUPLAKA)