Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se gjatë mbledhjes kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike.
“Takimi i nesërm është me kërkesë të z.Mickoski, për shkak se sipas Ligjit për qeverinë ai është i obliguar, si kryetar i partisë më të madhe opozitare të konsultojë dy partitë më të mëdha të shumicës. Do të flasim për emrin e Ministrit të ri të Brendshëm në Qeverinë Teknike, por edhe për kandidatët tjerë”, tha Zaev.
Ndërkohë detyrën e ministrit të Brendshëm si plotësues do ta bëjë Zëvendësministër Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit.
Një ndryshim tjetër në anëtarësinë e kabinetit maqedonas është posti i zv/ministrit për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së
Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër në kompleksin Ilindenska.
Nga ana tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke folur rreth mundësisë së anulimit të datës së zgjedhjeve, tha se për këtë duhet një takim i ri tek presidenti.
Prej ditës së djeshme është bërë e qartë se shumica parlamentare dhe opozita kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e disa ligjeve në parlament.
Gjithashtu për nesër është paralajmëruar takimi mes liderëve Zaev-Mickoski-Ahmeti për të hapur rrugën e formimit të qeverisë teknike, vendim ky që vjen pas dorëheqjes së deklaruar nga kryeministri për shkak të mos-hapjes së negociatave të Bashkimit Eyuropian me Maqedoninë e Veriut.
(F.GJ/FAXWEB.AL)