23:31 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhen të shtënat me armë që tronditën Vlorën, pronari i “Bora-Borës’ tentoi të vriste të vëllanë (Detaje)

13:39 | 04/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tronditet Vlora, të shtëna me armë në Radhimë, dyshohet për të plagosur

Fax news mëson detaje nga ngjarja në Radhimë, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në një beach bar të zonës.

Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur mes 2 vëllezërve. Eduart Kondi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij të vogël Benjamin Kondi.

Të dy ata janë pronarë të Beach Barit në fjalë “Bora Bora”, dhe konflikti ka ndodhur për menaxhimin e plazhit.

Turistët e pranishëm në plazhin në fjalë janë shprehur për Fax News se kanë dëgjuar një seri të shtënash, 5-6 herë, ndërkohë që sherri mes vëllezërve dyshohet se ka nisur fillimisht në zonën e parkimit.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen, përveç konfirmimit të të shtënave me armë.

Shumë prej pushuesve, një numër i madh dhe turistë të huaj, kanë lënë plazhin dhe janë larguar si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

Gazetarja e Fax News raporton se të shtënat me armë nuk kanë qenë në ajër, siç u tha fillimisht nga policia po në drejtim të barit.

Autori i ngjarjes vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Shqipëri, për shkak se ndodhej në emigrim.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim Kondin, si dhe është ushtruar kontroll në banesën e tij, por deri tani nuk është vënë ende në pranga.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Benjamin KondiEduart Kondiradhimete shtena me armevlore
Pas

Bie nga kati i dytë i pallatit, vdes një burrë në Durrës! Dyshohet se…

Para

Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, a do ta urojë Putin presidentin Biden?

Para
Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, a do ta urojë Putin presidentin Biden?

Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, a do ta urojë Putin presidentin Biden?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.