Është e identifikuar 49 vjeçari shqiptar në Itali i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm. Sipas mediave italiane ai është Demir Hyseni, një marangoz me origjinë shqiptare, i cili jetonte me gruan dhe vajzën në një apartament në katin e dytë.
Vrasësi i ka pritur poshtë banesës së tij para se të shkonte ora 7 e mëngjesit.
Hipi në makinën e tij “Volkswagen Touran” dhe tjetri i është afruar. Sherr e të shtëna mes tyre e më pas vrasja. Kjo është ajo që kanë përshkruar dëshmitarët.
Sipas dëshmitarëve autori ishte një burrë i shëndoshë me lëkurë të bardhë dhe flokë të errëta, i veshur me një këmishë blu. Sipas tyre, vrasësi nxori një pistoletë gjysmë automatike me kalibër 7.65 dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit. (J.V/Shuplaka)