Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë të ndodhur në Vlorë, ku jë sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale F.O., ku u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim djalin e tij E.O., sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku në oborrin e një banese shpërtheu një sasi lënde eksplozive.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,).
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim.
Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.