Prej disa ditësh kanë nisur zbukurimet e lagjeve në kryeqytet me rastin e festave të fundvitit. Siç duket ende nuk kanë përfunduar edhe pse disa prej ndërtesave kryesore janë ndriçuar.
Këtë vit bashkia ka menduar të shtrijë dritat dhe llambushkat shumëngjyrëshe edhe përtej qendës apo sheshit “Shën Tereza”. Por kryetari i saj, Erion Veliaj kërkon ndihmë për zbukurimin e qytetit edhe nga qytetarët e Tiranës.
“Ne nisëm zbukurimet për fundvitin tek Bashkia, Sahati, urat etj. Ndihmo dhe ti sa e ku të mundesh që t’i japim një atmosferë unike Tiranës”, ka shkruar Veliaj mbi fotot ku shfaqet e ndriçuar qendra e Tiranës.