Pas arrestimit të autorit të dyshuar, të tjera detaje zbulohen nga sherri i sotëm që ndodhi në Shkodër, nga i cili mbeti i plagosur një person.
Mësohet se debati mes të plagosurit Fatmir Zyla dhe autorit Dedë Guri, ka ndodhur për 800 mijë lekë, të cilat i pari nuk ia kishte paguar të dytit për energjinë elektrike.
Guri është pronari i lokalit, të cilin e ka me qera i plagosuri Zylo, i cili nuk kishte paguar energjinë elektrike.
Për këtë arsye ka nisur edhe debate mes tyre, i cili ka degjeneruar më tej me përdorimin e armëve. Ka qenë Guri ai që në një moment ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Zylos, i cili ka mbetur i plagosur.
Më pas vjehrra e këtij të fundit ka dalë me pistoletë për të qëlluar autorin që i plagosi dhëndërin, mirëpo nuk ka arritur dot ta qëllojë.
Kujtojmë se i plagosuri Fatmir Zyla ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndër Guri është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. (D.D/Shuplaka)