Ditën e djeshme një video nga momenti i shpëtimit të një fëmije 4-vjeçar në Paris nga një person nga Mali i cili pa asnjë mbrojtje ngjiti 4 kate për ta shpëtuar vogëlueshin u bë virale në mediat ndërkombëtare.
Por sot detaje të reja janë publikuar mbi mënyrën se si përfundoi fëmija i varur në ballkon. Sipas asaj që shkruan ‘Daily Mail’ vogëlushi kishte “rrëshqitur” kati i pestë në katin e katërt, kështu është shprehur fqinji i cili thotës e djaloshi po gjakoshte nga këmbët dhe kishte humbur një thonj.
Ai disi përfundoi duke “u kapur” jashtë ballkonit të dytë para se të shpëtohej nga heroi Mamoudou Gassama, i cili ishte filmuar duke u ngjitur në ndërtesë për të arritur fëmijën.
Detajet e reja vijnë pasi babai i fëmijës rrezikonte deri në dy vjet burg. Ai thuhet se kishte lënë djalin e tij vetëm në një ballkon të një ndërtese në kryeqytetin francez.
“Se si mbeti aty është përtej të besueshmes”, citohet burimi në fjalë.
‘Foshnja e vogël po gjakoshte nga këmbët dhe kishte humbur një thonj,’ i tha fqinji gazetës Le Parisien.
I pyetur se përse nuk u ngjit thjesht mbi ndarjet mes dy ballkoneve dhe ta ngrinte djalin, ai tha: ‘Duke pasur parasysh konfigurimin e ballkonit, nuk mund ta tërhiqja atë. Duke iu referuar z. Gassama, fqinji tha: ‘Kur mbërrita në ballkon, ai tashmë po ngjitej, ai ishte aq i shpejtë’.
Pas dramës, të gjithë të përfshirë – Z. Gassama, fqinji dhe djali – kishin një pije dhe hëngrën diçka përpara se punëtorët e emergjencës të vinin.
‘Mamoudu ishte shumë i lodhur dhe nuk tha shumë, ai ishte akoma i shokuar,’ tha fqinji. “Unë shpresoj të shoh përsëri Mamoudou në mënyrë që ta përgëzoj atë për suksesin e tij, të cilin e realizuam së bashku”.
Të hënën, Presidenti Emmanuel Macron ftoi Gassama në Pallatin Elysee, ku ai njoftoi dhënien e nështetësisë dhe gjetjen e një pune si zjarrëfikës.
(B.H/Faxweb)