Është zbuluar identiteti i të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit Nard Polia në Shkodër.
Fax News mëson se i dyshuari kryesor për vrasjen është Kristian Sulaj, vëllai i një prej personave të arrestuar më herët.
Sulaj është vëlla me Alfred Martinajn, dhe kanë mbajtur dy mbiemra.
Ai është larguar nga vendi nga pika e Muriqanit, bëjnë të ditura burimet.
3 bashkëpunëtorët e tij janë lënë sot në burg nga ana e Gjykatës së Shkodrës.(lexo këtu)
Skema: Dy vëllezërit Toma pretendojnë se i kanë dhënë Kristian Sulës makinën dhe pas ngjarjes makina është kthyer nga vëllai i tij Alfred Martini (Sulaj), për të cilin gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” si bashkëpuntor.
Ndërkohë vëllezërit Sula pretendojnë se makina ishte e tyre