AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbulohet kontrata 240 mijë dollarëshe e PS me Ballard Partners (FOTO+VIDEO)

Fax News zbardh të plotë kontratën e lobimit që Partia Socialiste ka firmosur kompaninë amerikane Ballard Partners me vlerë 240 mijë dollarë. Kjo kontratë mban firmën e drejtorit të informacionit në kryeministri Endri Fuga që ka firmosur për llogari të kryeministrit Edi Rama. Kontrata ka si qëllim forcimin e raporteve ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht me administratën Trump. Kujtojmë që gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për rrjetin amerikan CNN i pyetur se cfarë impakti do të kishte zgjedhja e Trump si president, u përgjigj “Mos e dhënë zoti që Donald trump të zgjidhet dhe sepse kjo do të dëmtone botën për atë që ai thotë se do të bëjë”. 

Partia Socialiste, paguan që prej datës 1 Prill 20 mijë dollar në muaj për një kontratë lobimi që ka lidhur me kompaninë ameriakane, Ballard Partners. Kontrata në fjalë gjendet e publikuar në portalin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë  dhe mban firmën e drejtorit të informacionit në Kryeminsitri, Endri Fuga për llogari të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Baza e kësaj kontrate, është nevoja që ka Partia Socialiste për përforcuar raportet me administratë e re të qeverisë federale të shteteve të bashkuara të Amerikës. Por qartazi, kjo kontratë më shumë se nevojën e përforcimit të marrëdhënieve të PS-së me administratën e Donald Trump, duket qartë që kjo është një lëvizje e Kryeministrit të Shqipërisë për të zbutur efektin e deklaratave të bëra në CNN, gjatë fushatës presidenciale.

Po cfarë i kërkon Partia Socialiste kompanisë së lobimit Ballard Partners? Në një nga këto pika thuhet se: “Klienti kërkon të ketë shërbimet e firmës me qëllim që firma të mund të furnizojë konsulta strategjike dhe sherbime mbështetëse të klientit me qëllim krijimin e lidhjeve me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Dhe cfarë i ofron kompania Ballard Partneres Partisë Socialiste? Në pikë 2 të marrëveshjes thuhet: “2. Detyrat e Firmës. Është detyra e Firmës që të konsultohet me klientin dhe të veprojë në emër të Klientit për nevojat që ka klienti në raport me qeverinë Federale të SHBA-së. Këto cështje mund të përfshijnë por jo të përjashtojnë përforcimin e raporteve Shqipëri-SHBA, forcimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e ligjit, promovimin e reformës në drejtësi, implementimin e përpjekjeve të përbashkëta ushtarake në luftën kundër terrorizmit, iniciativa për rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në strukturat Euro-Atlantike. Është në detyrimin e firmës që të informojë Klientin sa i takon zhvillimit të legjislacionit dhe të politikave të cilat janë të rëndësishme për objektivat e klientit”.

Sa i takon marrëveshjes në kontratë thuhet qartë në pikën 4 të saj se: “Kompensiomi. Firma do të marrë nga Klienti 20 mijë dollar në mua për këtë marrëveshje, plus kostot e arsyeshme që lidhen ne përfaqësimin, përfshirë por jo përjashtuar edhe shpenzimet e ekstra, sic janë shpenzimet e udhëtimit për hotele, bileta avionic, shpenzimet për automjetet dhe vaktet e të ngrënës. Shpenzimet do të paguhen në 12 këste me vlerë 20 mijë dollar në muaj duke filluar që nga data 1 Prill 2017, dhe pagesa do të bëhet cdo fillim muaji deri në përfundim të marrëveshjes. Firma do të furnizojë me faturë cdo muaj”.

Pra praktikisht, Partia Socialiste do të paguajë dëri në 1 Mard të vitit të ardhëshëm në total, 200 mijë dollarë për kompaninë e lobimit Ballard Parnters vetëm e vetëm për të patur marrëdhënie të mira me administratën Trump, ndërsa deri tani 140 mijë dollarë, dhe nuk ndihet nëse këto shpenzime janë zbardhur apo jo në formularin e deklarimeve të PS-së, në KQZ. (Fax News)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *