Është zbuluar famuri që Esad Pashë Toptani propozoi të kishte shteti shqiptar në vitin 1915. Kjo u bë publike gjatë emisionit “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Zbulimin e ka bërë të mundur studiuesi dhe historiani i njohur Marenglen Kasmi duke punuar në arkivat gjermane.
Flamuri nuk ka asnjë lidhje me atë që ngriti Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 por më shumë ngjan me flamurin turk të cilit i mungon vetën gjysmë hëna. Flamuri që Esad Pasha propozoi ishte me një fushë të kuqe dhe një yll të bardhë me pesë cepa.
“Isha duke kërkuar dokumente në arkivin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të periudhës së Wilhelm von Wiedit. Befas pashë një zarf në të cilin ishin brenda një letër që Esad Pashë Totpani ia dërgonte në frëngjisht ministrit të Gjermanisë në Durrës ku i kërkonte qeverisë gjermane të njihte këtë flamur si flamurin zyrtar të Shqipërisë. U befasova nga kjo kërkesë dhe nga ky variant. Letra ishte palosur në katërsh dhe brenda ishte edhe flamuri në beze të kuqe”, tha studiuesi Kasmi.
Esad Pashë Toptani ka qenë dy herë kryeministër në shtetin shqiptar. Ai u vra në ditëlindjen e tij, më 13 qershor 1912 në Paris nga Avni Rustemi. (J.V/Faxweb)