07:55 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zbulohet urdhri i Nikollës: Mësuesit e pedagogët të raportojnë për drogën në shkolla!

20:20 | 17/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet urdhri i Nikollës: Mësuesit e pedagogët të raportojnë për drogën në shkolla!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një dokument që mban firmën e ministres së Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla.

Në letër, Nikolla u kërkon nga mësuesve dhe pedagogëve hartimin e një raporti për vlerësimin e situatës, përmasës eventuale të përdorimit të kanabisit nga studentët dhe një plan veprimi.

Mesa duket, në luftën kundër drogës do të japin ndihmën e tyre edhe shkollat dhe universitetet në vend.
Kërkesa e Nikollës:

“Në kuadër të hartimit të Dokumentit Strategjik “Plani Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, nga Këshilli i Ministrave, kërkohet kontributi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) lidhur me analizimin e situatës dhe hartimin e planeve përkatëse të veprimit, në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar dhe në institucionet e arsimit të lartë.

Lidhur me sa më sipër, do të ishte i mirëpritur kontributi i institucioneve të arsimit të lartë që ju drejtoni, në bashkëpunim dhe me forumet e studentëve, lidhur me përgatitjen e një raporti mbi vlerësimin e situatës/përmasës eventuale të përdorimit të kanabisit nga studentët si dhe planifikimin e veprimtarive parandaluese që mund të realizohen nga IAL, si dhe përcjelljen e tij në MAS brenda datës 31.01.2017.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Lindita Nikolla.”

Sakaq, deputeti Boçi e konsideron si një skandal këtë veprim të ndërmarrë nga ana e Nikollës.Pasi sipas tij, tanimë nxënësit, mësuesit dhe pedagogët do të duhet të njohin kanabisin dhe llojet e tij.

Shkrimi i Boçit:

“Pasi e ndriti me ngrohjen ne shkolla ne arsimin parauniversitar e atë universitar, Ministria e Arsimit lëshon një tjetër mufkë! 
Kot nuk u shpall dhe ministria më qesharake para disa ditësh kjo!
Pasi e mbushi vendin anë e kënd me drogë, qeverisja Rama i kërkon Universiteteve Publike, ku “pret goshdë” nga i frohti, që në kuadrin e hartimit të Dokumentit strategjik për “Parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit”, të hartojnë të dhëna për përmasën e përdorimit të tij tek studentët dhe të planifikojnë masat për parandalimin e tij.
Në pamje të parë ndonjërit mund t’i duket rutinë normale, por realisht i bie që:
Pedagogët pa përjashtim sipas ministrisë, duhet të njohin mirë kanabisin, llojet e tij, format e përdorimit e.t.j, se mund ta ngatërrojnë me nenexhikun. 
Sidomos gratë pedagoge. Madje për këtë mund të pyesin dhe studentët që të kthjellohen mirë.
Pas kësaj, sa të futen në auditor, para se të fillojnë mësimin duhet të pyesin:
Kush ka kanabis me vete?
Kush pi kanabis me pak kafe? 
Sa rrënjë u mbollën në zonën tuaj?
Duhet të jenë dhe vigjilentë biles!
Midis studentëve mund të ketë dhe trafikantë.
“Lumi fle, hasmi nuk fle” – thotë Partia.
Po nuk ja treguan, duhet ta gjejnë vetë me “nuhatje”. 
Pas kësaj, kush kapet apo e pi, merr 4 si masë parandaluese!?
Vetë studentët mund të ngrejnë grupe kontrolli tip gardistësh!?
Si dikur pra!
Kësaj i bie që tani punën e policisë dhe të qeverisë ta bëjnë pedagogët si “komisarë politikë”.
I bie që tani kemi jo pedagogë, por policë-pedagogë, te cilët përpos informacionit akademik, duhet të perfeksionojnë nuhatjen!
Dhe po nuk e bën, fajin e mossuksesit e kanë ata, pedagogët.
Ja pra, sa po punon e lodhet qeveria jonë, në luftën e ashpër “pa mëshirë” kundër trafikantëve të kanabisit.
Hajde shtet për kokë të shtetit hajde!!!?
Ky e kap kanabisin me pedagogë.
Ka lezet!” (D.D/Shuplaka)

boci-kerkesa-nikolla

Etiketa: bocilindita nikolla
Pas

Lajm i mirë për përdoruesit, Messenger nuk do ju shkarkojë më baterinë

Para

Grabisnin vilat e të pasurve, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Para
Grabisnin vilat e të pasurve, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Grabisnin vilat e të pasurve, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.