07:49 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

14:38 | 22/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të nisin prodhimin e përbashkët të armëve, një veprim që do t’i mundësojë Kievit të nisë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha presidenti Volodymyr Zelensky, në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA.

Përmes një video-adresimi, Zelensky tha se marrëveshja afatgjatë do të krijojë vende të reja pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë, ekonomia e të cilës është shkatërruar nga pushtimi rus, që nisi vitin e kaluar.

“Ishte shumë e rëndësishme vizita në Uashington që solli rezultate shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

“Ne do të punojmë së bashku që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkëprodhimi në sektorin e mbrojtjes me SHBA-në është një gjë historike”, shtoi lideri ukrainas.

Kievi ka intensifikuar përpjekjet për të rritur prodhimin e brendshëm të armëve pasi është rritur shumë kërkesa për armë në Ukrainë, shtet që 19 muaj po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Presidenti ukrainas tha se Ministria për Industritë Strategjike, që do të mbikëqyrë prodhimin në Ukrainë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me tri shoqata, ku bëjnë pjesë mbi 2.000 kompani amerikane të mbrojtjes.

Ukraina varet shumë nga mbështetja që Perëndimi duke i dërguar armë. Për të ulur këtë varësi, Zelensky dhe ekipi i tij po kërkojnë të bëjnë reforma në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, për të modernizuar armët e prodhuara në shtet dhe për të rritur furnizimet në vijën e frontit. REL

Pas

E trishtë! Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Tiranë

Para

Thirrja e Shkëlzen Berishës nga SPAK për “Gërdecin”, ja si përgjigjet ish-kryeministri

Para
“I pacipë dhe i pakripë”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës nga forumi i Bledit: Për shqiptarët është turp që përfaqësohen nga ai

Thirrja e Shkëlzen Berishës nga SPAK për “Gërdecin”, ja si përgjigjet ish-kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.