“Ne e vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë dhe shikojmë përpara për të siguruar një Evropë të paqshme për vendet tona dhe për Evropën në tërësi”, ka thënë Zelensky teksa ka komentuar në një postim të presidentit të Republikës, Bajram Begaj me rastin e dy-vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë.
Begaj shkruajti në X, se Shqipëria qëndron krah popullit ukrainas në luftën për dinjitet, liri dhe sovranitet.
Më datë 28 shkurt pritet të mbahet samiti i Tiranës, Evropa Juglindore-Ukraina, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas në samitin që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.