Eduard Selami i ftuar në emisionin “Top Story” , është shpehur se ka ardhur koha që të ulet zëri kritik në Partinë Demokratike tani që Lulzim Basha u zgjodh sërish në krye të saj.
“Nuk jam dakord me bojkotin siç u bë. Tani duhet ulur pak zëri sepse Basha u zgjodh tashmë. Edhe Basha dhe kritikët duhet të zbuten. Basha duhet të telefononte Patozin, Bregun dhe Topallin e të fliste me ta. Unë them që Basha duhet të mblidhte grupin e vjetër parlamentar dhe të bënte kalimin e stafetës. Këtu humbi një rast”, tha Selami.
Po ashtu ai shton se “Unë do të jap kontributin tim maksimal për Partinë Demokratike, por nuk do të kandidoj për asnjë lloj posti në parti. Basha më ka në dispozicion. Kontributi nuk janë vetëm funksionet apo postet”, tha Selami.
(S.SH/Shuplaka)