Që prej paraditës së sotmë flakët kanë mbuluar pjesën më të madhe të malit mbi qytetin e Shëngjinit, ndërsa ka zgjatur vetëm pak orë kontrolli I tyre pas mbërritjes së forcave të ndihmës nga Tirana, SHkodra e Lezha.
Ndërsa mësohet se zjarri është riaktivizuar por terreni paraqitet mjaft I vështirë për ndërhyrje të shpejtë ç’ka do të bëntë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.
Mësohet se përveç forcave të zjarrëfikëses që kanë mbërritur nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita, edhe ushtri është në ndihmë të tyre për shuarjen e flakëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)