Për zgjedhjen e Kryeprokurorit, Drejtori Ekzekutiv i “Fax News” Enton Abilekaj ka deklaruar se periudha tranzitore nuk mjafton për zgjedhjen e tij dhe heshtja e PD-së është e pakuptimtë.
“Mandati i Kryeprokurorit mbaron në fillim të dhjetorit. Por mënyra se do të zgjidhjet kjo është është problem, nëse do të zgjidhet një prokuror i ri apo këtij do i shtyhet mandati. Është edhe një ide për shtyrjen e mandatit. Ajo që tha zoti Manjani ishte shumë e argumentuar. Ky nen trazitor nuk e hedh poshtë votimin e prokurorit me tre të pestat por e vështirë në situatën politike që ne kemi për të pasur një kryeprokuror të komanduar me shumicë të votave. Por nga përzgjedhja vetëm nga mazhoranca kjo do të sjellë shumë debat.
PD në këtë rast nuk po jep asnjë version për këtë, PD është një heshtje. Nuk e di nëse është kërkesë e një marrvëshjes së17 majit. Nëse ndodh që mazhorana komandon një prokuror politik aty puna e politikës do të ndikojë edhe në të tashmen por edhe në të ardhmen përsa i përket dosjeve. Mund të humbasin prova, të manipulohen prova. Periudha tranzitore nuk mjafton për zgjedhjen e kryeprokurorit. Heshtja e PD-së është e pakuptimtë.
Parlajmërimi i zotit Basha mund të jetë i vërtetë por mendoj si kryetar opzite duhet të japë një zgjidhje konkrerte. Mund të jetë një zgjidhje tjetër që të zgjigjet me 84 vota ose t’i shtyhet mandati këtij prokurori që është në detyrë.
KQZ Klemenet Zguri, çështja për Agron Kapllanaj
Në fillim kjo çështje m’u duk si një çështje që po bëhej për të zhvendosur vëmendjen nga Tahiri. Ligji e përcakton qartësisht që nëse ka një dosje kriminale para 10 vitesh nuk e pengon. U pa që kjo ishte krejt një çështje politike dhe nuk ishte në shkelje te ligjit. Nuk ishte si rasti i Armando Prengës. Është një rast i qartë vërttet ka kryer dënimin dhe ka kaluar 10 vjet nga ky dënim, mund të zgjidhet dhe të vazhdojë detyrën.”u shpreh Abilekaj. (J.V/Faxweb)