Klotilda Ferhati e ftuar në Fax News u shpreh se opozitës i është bërë thirrje ti lërë debatet, të zbatoj ligjin në të mirë të vendit dhe që opozita të bashkëpunojë në të mirë të shqiptarëve për zgjedhjen e prokurorit.
“Opozitës i kemi bërë thirrje ti lëri debatet, të zbatoj ligjin në të mirë të vendit. Për këdo që arrin të kuptojë është shumë e thjeshtë. Ne mund ta kishim caktuar pa bërë fare këto procedura, por duam opozitë dialog, të zbatojmë ligjin. Kjo që ne bëjmë është e konfirmuar në ligj, nga të gjithë ekspertët botëror. Bëhët fjalë për zbatim direkt të ligjit. Ne sdo ta lëm bosh vendin e prokurorit, ne si kuvend mbajmë përgjegjësi për mos zbatim te ligjit.
Plotësimi i vendit vakant është dispozitë. Në nuk na lejon ligji ta lëm vendin bosh qoftë dhe i përkoshëm, është detyrë jo e drejtë.
“Do ishte mirë që opozita të bashkpunonte , ky është një process në zbatim të ligjit. Është fyese që në momentin që maxhoranca dëgjoj parashtrimet e opozitës, ato braktisën seancën. Mund të na kishin dëgjuar sepse është një çështje që duhet të na bashkojë, më shumë se të na ndajë.”(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=N8nj6mUWi3U&feature=youtu.be