10:05 | 28/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhje me Ramën kryeministër! Bozdo e pranon mundësinë, nga kush kërkohet garancia

17:00 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhje me Ramën kryeministër! Bozdo e pranon mundësinë, nga kush kërkohet garancia

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo ka folur ditën e sotme në studion e lajmeve të Fax News për raportin e OSBE-ODIHR i bërë publik mbrëmjen e kaluar si dhe aktualitetin politik në vend.

Sipas tij, dy janë shkeljet më flagrante të ligjit, e para mos botimi në fletoren zyrtare i dekretit të Presidentit për datën e re të caktuar me 13 Tetor, dhe e dyta sipas tij ka të bëjë me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për mos pranimin e ndryshimit të 30 Qershorit si ditën kur do të mbaheshin zgjedhjet vendore.

“Ky është raporti i parë zyrtar ku vërtetohet se Edi Rama shkatërroi zgjedhjet, por edhe rrënimin e shteti ligjor të cilin e ka kapur. Edhe pa kundërshtar manipuloi rezultatin e zgjedhjeve, ai shkon dhe fut dorën në thesin e kriminelëve të bashkisë. Raporti fakton atë që Shqipëria është duke përjetuar, krizën ekonomike, sociale dhe ekonomike si dhe vrasjen e shpresës tek qytetarët.

PD ndërmori një lëvizje që ne do të hyjmë në zgjedhje të përgjithshme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Ç’ka ndodhi në zgjedhjet vendore vërtetoi qëndrimin e PD se Rama edhe pa kandidat përballë i manipulon ato. Motoja jonë ka qenë “Rama ik”, dhe ndonëse faktikisht ai drejton vendin se ka votat në parlament sikurse ka edhe opozitën e re në xhepin e tij, ai moralisht ka ikur. PD ka gjithë të drejtën të shpall një lëvizje politike dhe të ndërmarrë vendimin për hyrjen në zgjedhje. Do të hyjmë në zgjedhje për sa kohë nuk lëvizet asgjë nga kushtet që kemi vënë, natyrisht se ne jemi gati për zgjedhje në çdo kohë por në bazë të kushteve që kemi vënë”.

Bozdo ka bërë edhe një deklaratë që është përfolur shpesh por asnjëherë nuk është thënë në një linjë zyrtare, kur tha se PD mund të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër nëse do të kishte një garanci nga ndërkombëtaret se ato nuk do të manipulohen.

“Sa i përket nëse pranohet të jetë Edi Rama apo nuk do të jetë Edi Rama, a do të zbuten kërkesat tona që të mbahen pa Ramën kryeministër apo jo, kjo varet nga zhvillimet dhe kush do të ofrojë një garanci për zgjedhjet, pasi nëse do të ketë një garanci nga ndërkombëtarët, mund të shkohet drejt zgjedhjeve edhe me Ramnën kryeministër. Por s’ka rëndësi kjo, e rëndësishme është se në fillim të Pranverës dhe gjatë Pranverës do të ketë zhvillime të fuqishme politike”.

Duke folur për rastin e kandidatëve me precedent penal që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit, në garën për kryebashkiakë, Bozdo tha se një nga një personat me të shkuar kriminale që Rama i ka bërë kryebashkiakë do t’ia hanë kokën Edi Ramës.

Bozdo u pyet edhe për situatën në Shkodër dhe nëse PD do të merrte pjesë në garë nëse do të vendosej për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme.

“Unë nuk besoj se ky është qëllimi i PD-së, dghe do të futet në një situatë të tillë pasi nuk është qëllimi i saj çlirimi i një bashkie të caktuar, por megjithatë kjo i përket vendimit që do të marrin drejtuesit e PD-së dhe strukturat e saj”, tha Bozdo në Fax News.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/969851470026975/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Eno Bozdo
Pas

Plas sherri/ Dy vajza kapen prej flokësh mes lokalit në Vlorë, të pranishmit dështojnë t’i ndajnë

Para

Edi Rama ‘loves’ Tropoja! Ermal Mamaqi i nxjerr foton me sy ‘ciklopi’: Thyerje brinjësh…

Para
Edi Rama ‘loves’ Tropoja! Ermal Mamaqi i nxjerr foton me sy ‘ciklopi’: Thyerje brinjësh…

Edi Rama 'loves' Tropoja! Ermal Mamaqi i nxjerr foton me sy 'ciklopi': Thyerje brinjësh…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Meta prezanton robotët me “personalitet”

16 ngjarje kriminale të zbardhura, ja çfarë ka deklaruar Artan Tafani përpara prokurorit

Në Korenë e Veriut miratohet ligji për zgjerimin e forcës bërthamore

Ekzekutimi i Lulzim Qorrit në Greqi, zbardhet 7 vite më vonë nga dëshmia e Artan Tafanit

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot

Paketa e Sigurisë në shkolla, Balla nga Elbasani: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve

Artan Tafani “zbërthen” vrasjet e bandës së Laert Haxhisë, si u ekzekutua Albi Bashaliu në Peqin, autorët e thirrën në emër dhe…

Horoskopi 28 shtator 2023, parashikimi i yjeve për sot

Atentati në Dukagjin ku humbi jetën babai dhe u plagos i biri, identifikohen 4 autorët, i shpëtuan policisë për shkak të…

Rrëmbimi dhe vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares, si u zbulua krimi pas dëshmisë së Artan Tafanit

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.