Hilmi Lakti zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Shkodër, duke marrë 18 nga 20 votat e anëtarëve të këtij këshilli.
Në mbledhjen e sotme ku u zgjodh Lakti mungonte vetëm kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi me motivacionin se nuk është e zgjedhur me votat e 30 qershorit. Sigurisht të pranishëm ishin dhe kryebashkiakët e rinj të Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Pukës dhe Fushë Arrëzit.
Hilmi Lakti, kryetari më i ri i qarkut është i propozuar nga Partia Socialiste dhe ndërsa hyri në zyrën e tij të re nuk u prit nga kryetarja e mëparshme Greta Bardeli.
Discussion about this post