Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Ndërsa pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndonëse loja u luajt me një ritëm të lartë dhe pati 5 kartonë të verdhë është dashur të vijë pjesa e dytë dhe minuta e 50′-të e takimit që Tirana të gjejë rrjetën.
Ka qenë Grent Halili (djali i presidentit Refik Halili) i cili i ndodhur i pambuluar brenda zone, gjuan saktë, duke e dërguar topin pas krahëve të Alban Hoxhës.
(B.B/ Faxweb.al)