Fax News mëson detaje të reja më lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli. Pista kryesore e hetimit të ngjarjes duket se ka ndryshuar rrjedhë dhe ka të bëjë me aktivitetin e italianit për të cilin mësohet se merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.
Pas marrjes së informacioneve në kanale të ndryshme, Fax News u interesua për hetimet edhe në strukturat e shtetit shqiptar që po merren me çështjen, ku mësojmë se është duke u hetuar në të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së Pecorellit në trafikun e narkotikëve, por ka rezervim në dhënien e detajeve të hollësishme. Nga ana tjetër, burimet pohojnë se Policia shqiptare është duke pritur rezultatet e ekspertimit piroteknik dhe të ADN-së, përftuar nga eshtrat e gjetura në automjetin e marrë me qera nga biznesmeni, dhe që u gjet e djegur në zonën e Pukës.
Eshtrat ja dërguar para disa ditëve në Itali ku pas ekspertimit që po iu bëhen në Shqipëri, me kërkesë të palës italiane, do të krahasohen edhe me vëllain e të zhdukurit për të provuar nëse i përkasin Pecorellit apo jo.
Burime të besueshme konfirmojnë se eshtrat e gjetura në makinën e shkrumbuar në fillim të Janarit janë pjesa e kokës dhe legenit të një personi, për të cilat priten përgjigjet e ADN-së për të zbuluar se kujt i përkasin.
Në këto rrethana, ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike. Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve markotike.
Më datë 09.02.2021, autoritetet shqiptare kanë nisur në drejtim të Italisë një mostër eshtrave të dyshuara se i përkasin Davide Pecorellit.
Fax News konfirmoi disa ditë më parë nga burime policore, se mostra e eshtrave të dërguara drejt Italisë i përket mbetjeve që janë gjetur në autmojetin e Pecorellit, të cilat kanë mbërritur me kërkesë të palës së shtetit fqinj për realizimin e analizave të ADN-së, që do të provojnë nëse i përkasin biznesmenit apo jo.
Bashkë me mostrën e eshtrave, është nisur edhe një letërporosi e lëshuar nga autoritetet shqiptare.
Nga ana tjetër, kjo lëvizje erdhi në kohën kur autoritetet italiane disa ditë më parë shprehën rezerva sa i takon mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e mostrave nga Shqipëria. Diçka e tillë u argumentua nga autoritetet shqiptare, ndodhi për shkak se prokurori i çështjes ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte pamundësi për t’u marrë me çëshjen.
Më 6 janar Davide Pecorelli humbi kontaktet me të afërmit, ndërsa makina e marrë me qira në Rinas prej tij, u gjet e shkrumbuar në Gjegjan të Pukës, brenda të cilës edhe mbetje të trupit të një njeriu.
(R.G/Faxweb.al)