16:09 | 28/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhgënjimi i ambasadës së SHBA, reagon Saimir Tahiri

15:41 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të rikthehesh në majën e politikës? Përgjigjet Tahiri: Ja me kë do ta kem betejën sapo të përfundojë gjyqi im

Saimir Tahiri ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë lidhur me vendimin e djeshëm për dënimin e tij me 3.5 vite shërbim prove.

“Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te pare ?”, shkruan Tahiri.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për vendimin e gjykatës për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Në reagimin e ambasadës thuhet se vendimi i djeshëm kundër Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Më tej, thuhet se dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”, shkruhet në reagim

Fax News ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili në fund të një dite të gjatë, u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Tahiri është shpallur fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, një akuzë kjo e riformuluar nga vetë Gjykatësit e krimeve të Rënda, ndërsa u rrëzuan të treja akuzat e ngritura nga Prokuroria, që ishin “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar armësh” (lexo këtu).

Kujtojmë se që kur u njoh me vendimin, Tahiri paralajmëroi se gjatë ditë së sotme do të jepte qëndrimin e tij mbi çështjen, por me sa duket e ka shtyrë me një ditë, dhe kjo është në njëfarë mënyre e kuptueshme pas gjithë ‘orvajtjes’ së djeshme kur për tu njohur me vendimin e drejtësisë iu deshën orë të tëra sorollatje nëpër korruidoret e gjykatës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AIMIR TAHIRIambasada amerikanedenimi i tahirit
Pas

Tom Doshi fut në ‘konflikt’ Ramën me drejtuesit e Shkodrës: Unë ulem me Berishën dhe Metën

Para

Dënimi për Tahirin, Ambasada e Britanisë: Sistemi gjyqësor po maturohet, por dënimi ngre pikëpyetje

Para

Dënimi për Tahirin, Ambasada e Britanisë: Sistemi gjyqësor po maturohet, por dënimi ngre pikëpyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Kredia për ekonominë iu rikthye rritjes në muajin gusht

“Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet edhe në Shqipëri”, Bardhi propozon mocion me debat në Parlament

Nga 1 tetori nis rritja e indeksimit të pensioneve

“NEVER FORGET”, pamjet ‘hollivudiane’ nga arrestimi i bandës së Laert Haxhiut

“I kemi rënë në qafë Albin Kurtit”, Luan Hallulli për situatën në veri: Paska qenë njeri me horizont shumë të largët

BE: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Arrestohet 21-vjeçari që vidhte me levë hekuri në Pogradec

Aksident te rruga e Dibrës, humb jetën 74-vjeçari

Njihuni me 3 shenjat që do u buzëqesh fati në muajin tetor

Basha përjashtoi 11 deputetë, reagon Gazment Bardhi: Merreni me të qeshur dhe mjaft harxhuat kohën me të

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.