Një zjarr masiv ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, mësohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda, shkruan Panorama.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe gjendja e personit që është brenda në apartamentit që ndodhet përballë Urës së Tabakëve, por në krahun tjetër të Lanës.
Një ditë më parë iu vu zjarri një parkingu privat pranë sheshit Wilson duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe duke djegur tre makina, një prej të cilave e këngëtarit Flori Mumajesi. (A.R/SHUPLAKA)