Një tjetër tubim është organizuar paraditen e sotme në Ballsh, ku 44 punonjësit e repartit të zjarrfikëses në Uzinën e Ballshit kanë dalë të kërkojnë rrogat e prapambetura.
Zjarrfikësit kanë apeluar për përgjegjësi nga shteti, pasi sipas tyre kanë 3 muaj pa marrë rrogat.
Punonjësit kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi. Ata kanë thënë se rrogat varen nga kompania që administron “Armon”.
Mungesa e pranisë së tyre në punë shfaq rrezik nëse ka avari në repartet me lëndë.
(F.G/Faxweb.al)