Një zjarr përfshiu një fabrikë këpucësh mbrëmjen e djeshme në Zhejë të Kurbinit. Ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin.
Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
Zjarri shkaktoi panik tek banorët përreth, ndërsa situata aktualisht është e normalizuar. Fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.