Një vatër zjarri është raportuar në afërsi të nënstacionit elektrik të Tragjasit, në Njësinë Administrative Orikum. Sipas informacioneve nga MZSH Vlorë, menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes tre makina zjarrfikëse me 12 efektivë për të neutralizuar flakët.
Situata paraqitet e rrezikshme, pasi zjarri po favorizohet nga era, duke e bërë përhapjen e tij edhe më të shpejtë. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të izoluar flakët dhe për të shmangur dëmtimin e infrastrukturës elektrike dhe zonës përreth.
Për momentin, ekipet zjarrfikëse vazhdojnë betejën për vënien nën kontroll të situatës.
Discussion about this post