Një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad, Fier, duke shkaktuar panik te banorët. Zjarrfikësit ndërhynë në kohë, duke neutralizuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e mëtejshme.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por janë raportuar dëme materiale. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.